61 raste të reja dhe 1 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 61 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 58 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 463.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 963 testime, 61 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 58 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.
Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Mars 2022)

Raste të reja ditore 61
Të shëruar në 24 orë 58
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 963

Testime totale 1,771,945
Raste pozitive 273,318
Raste të shëruara 269,365
Raste Aktive 463
Humbje jete 3,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 207
Fier 69
Vlorë 66
Gjirokastër 27
Elbasan 21
Korçë 15
Shkodër 14
Kukës 12
Durrës 11
Berat 11
Dibër 6
Lezhë 4