Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran,
Anton Krosaj.
Anton Krosaj bëhet me dije se vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me të.
Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në
Shkodër. Ai nisi si
aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve,
Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si
aktor me Estradën Profesioniste
Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.
Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë "Para nga qielli", "Piruet", "Pesha e gruas sime", "Pavioni zero", "Personazhe në kurth", etj.
Shtuar më 21/07/2020,
ora 15:16