"Do mbetesh një b***q** që merr dashnoren me qera". Ja kush e degjeneroi “live” Shkëlzen Berishën
Ish-truproja Izet Haxhia ka replikuar ashpër ditën e sotme me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Teksa Shkëlzeni e cilësoi Haxhinë si autorin e vrasjes së ish-deputetit të PD Azem Hajdari, ish-truproja u shpreh se babë e bir sot janë vrasës të certifikuar.

Për Haxhinë, dita e drejtësisë për Shkëlzen dhe Sali Berishën po afron, dhe ato do të marrin dënimin e merituar për dëmet që i kanë shkaktuar popullit shqiptar.

Reagimi i Izet Haxhisë:

Ashtu siç pritej, Zeni i babait nuk kishte pranuar të dëshmonte para komisionit parlamentar të ngritur për hetimin e aferës korruptive të CEZ. Jo vetëm që nuk dëshmoi, por kishte vazhduar edhe me akuzat e tij bajate se shpifësi (Romeo Karaj) është mik i vrasësit të Aazemit (unë) dhe për këtë nuk mund të merren për bazë faktet dhe akuzat që ka ngritur në drejtim të tij. Unë nuk prekem aspak kur më akuzojnë për vrasës, dy vrasës të çertifikuar babë e bir.

Përkundrazi më nderjonë kur më quajnë vrasës, këta dobiçë që trashëgojnë në pemën e tyre gjenetike, gjenet e armiqëve tanë shekullorë, serbë. Nuk është faji im që ti Zeni linde çyryk në karakter e aftësitë tua fizike si mashkull. Ti je i dënuar nga zoti të jesh i privuar nga cilësitë që mund të ketë një mashkull normal.

Këto mangësi të tmerrshme që ke dhe të privojnë të jesh si gjithë burrat normale të kësaj bote, nuk mund t’i zëvendësosh e t’i fitosh, as me miljonat e vjedhura, as me të vrarët që ke shaktuar në rrugën tënde të krimit e grabitjeve që ke bërë, as me hormonin mashkullor Testosteron që injekton në trupin tënd. E shumta këto mënxyra që ke bërë, të kanë bërë të pasur, arrogant, të jetosh një jetë përrallore, të marrësh me qera edhe dashnore të bukura, biles të kanë bërë të dalin edhe qimet, pas moshës 30 vjeçare.

Por mos harro se do ngelesh gjithë jetën një b.....q....që as paratë e krimit, as dashnoret me qera, as hormonet mashkullore nuk të bëjnë derman. Atë që nuk e ke pasur kurrë, burrërinë, as ti, as babai jotë, nuk mund ta bleni apo ta fitoni, sado të vrisni, vidhni, të cilësoheni si Kryemafiozi i Ballkanit, apo të shpifni e të tregoheni arrogantë. As djallëzitë tuaja genetike nuk do t'ju shpëtojnë nga dënimi dhe mallkimi i një populli që e keni masakruar dhe tallur./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori