Do lëvizni për punë në oraret e caktuara nga qeveria? Më parë duhet të plotësoni një formular
Nëse keni ndërmend të lëvizni përgjithësisht për punë në oraret që janë caktuar nga qeveria, duhet të bëni deklarim në Policinë e Shtetit.

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00 dhe qytetari mund të dorëzojë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën unike: https://ëëë.asp.gov.al/.

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, qytetarët fillimisht duhet të plotësosjnë formularin si ky bashkangjitur:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAëma887HbV66i5P0e6HKBsRSJën7NA_A/vieëform

Për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, qytetarët duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223; 0694122224.

Akti Normativ i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Sipas masave të marra, lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, dënohet me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit.

Shtuar më 17/03/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori