Do largohet Basha nëse humb zgjedhjet? Ja përgjigja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim sa kohë ai do të jetë kryetar i PD-së. Gjatë intervistës në emisionin “Të paekspozuarit” në Ora Neës, Basha u shpreh se "është gjymtyrë e qeverisjes, ai (Ilir Meta) mban qeverinë në këmbë", tha Basha.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga kryetari i PD-së nëse humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Basha foli më shumë për “zgjedhje të ndershme” sesa për “dorëheqje”.

“Nëse shqiptarët më besojnë unë marr përgjegjësitë, nëse shqiptarët nuk më besojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme unë marr përgjegjësitë”, u shpreh ai.

Si u largua Arben Ndoka nga PD dhe më pas përfundoi me Ramën
Lulzim Basha ka folur për kalimin e Arben Ndokës nga Partia Demokratike në atë Socialiste. Ai, tha se Ndoka ishte fillimisht pjesë e PD-së por u largua pasi kërkoi pozicion të lartë.

"Arben Ndoka nga vartës i Flamur Ndokës, kërkoi ofiq për këtë arsye kaloi në një parti që ishte në koalicion me ne. Kjo parti e bëri drejtor të INUK dhe PD i kërkoi që ta largonte nga zyrat e shtetit pasi ndryshe prishej koalicioni pasi mësuam për të kaluarën e tij kriminale. Pranoi dhe u largua dhe pas kësaj Ndoka shkoi te Rama dhe u bë me PS-në", tha Basha.

Gjithashtu kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, Edi Rama po përpiqet t’ia lërë barrën e bllokimit të reformës në drejtësi opozitës.

Sipas Bashës opozita është e interesuar që kjo reformë të kryhet sa më shpejt pasi një drejtësi e pavarur do të jetë aleat e saj në luftimin e korrupsionit.

I ftiuar në emisionin “Të Paekspozuar” të Ylli Rakipit, kreu i PD-së deklaroi se, propozimet e opozitës synojnë mos kapjen e drejtësisë nga mazhoranca. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori