Kompania që prodhon vaksinën kundër COVID-19, AstraZeneca ka paralajmëruar vendet e BE-së të presin mungesa në dërgesat e vaksinës së saj.
astrayeneca
Ky lajm i zyrtarëve europianë u bë i ditur
ndërsa BE po priste 100 milion doza në tremujorin e parë të vitit. Por diskutohet që
kompania të japë më pak se
gjysmën e kësaj shume, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.
Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.
“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në BE,
ndërsa vazhdojmë të rritim
vëllimet e prodhimit”, tha
kompania, duke shtuar se ndryshimi në
vëllimet e pritura nuk ndikoi në Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmi është veçanërisht problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati
gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 21:16