Do ja nxij jetën Ramës! Aktori i "Portokallisë" bën betimin e "Erionëve"
Kryeministri Edi Rama ishte në Kolonjë pak më parë ku prezantoi aktorin e "Portokallisë" Erion Isai si kandidat për kryetar bashkie.

Në fjalën e tij, Isai tha se do t'ja nxinte jetën Ramës dhe ministrave për projekte që do të rrisin ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve.

Ai e ftoi Ramën që të bëj “betimin e Erionave”, ta bëj Kolonjën me Erion Isain, siç ka bërë Tiranën me Erion Veliajn.

“Unë jam 30 vjeç, kam punuar që në moshën 15 vjeçare si aktor. I preka të gjitha falë vizionit të Dritan Hoxhës. Ju premtoj që do me gjeni çdo ditë në çdo fshat dhe në dy qytetet. Të dy qyteteve u mungojnë streha sociale dhe ambientet ku të grumbullohen dhe të takohen e të flasin me njëri tjetrin.

Ju premtoj se nga çdo ministër dhe deri të kryeministri, çdo ditë të javës do ja nxij jetën për projekte dhe për investime.

Ndoshta do bëjmë dhe çudinë që Niko Peleshi të braktisë Korçën që të vij në Kolonjë për pushime.

Ftoj kryeministrin të bëj betimin e Erionave, e ndërtoi Tiranën me Erionin dhe ta bëj Kolonjën me Erionin”, tha Isai.

Shtuar më 15/06/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori