"Do hyjmë në zgjedhje", Rudina Hajdari flet si kryetare e opozitës së re
Rudina Hajdari, për herë të parë pas krijimit të grupit të ri të PD-së ka marrë fjalën në Kuvend ku ka folur edhe për zgjedhjet që pritet të mbahe në qershor.

Sipas Hajdarit Partite opozitare që janë të pranishme në Kuvend do të hyjnë në zgjedhje. Gjithashtu Hajdari kërkon mbështetjen e të gjithë demokratëve në nismën e saj.

“Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008 që sollën degradimin e sistemit zgjedhor. Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të parshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja. Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo lloj demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”,- tha ajo.
Shtuar më 18/04/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori