"Do gjenden çanta të zeza nëpër Tiranë", paralajmërimi i frikshëm i analistit
Analisti Lorenc Vangjeli, ka parashikuar një të ardhme të zymtë pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Sipas tij do të vijnë lajme tronditëse, ndërkohë që do të ketë edhe një deklaratë në anglisht duke aluduar se do të ketë edhe “tërheqje veshi” nga ndërkombëtarët.

Analisti hodhi tezën se vendi mund të shkojë drejt një mosbindje civile,duke inskenuar dhe hedhje në erë të shtyllave të tensionit elektrik.

“Sot jemi në situatën që duhet ta fotografojmë situatën në dy elementë kryesorë. Sot jemi në momentin që janë goditur edhe stabiliteti dhe standardi ndërkombëtar. Ky është një lajm i keq. Do vijnë shpejt lajme tronditëse. Nga ato që vijnë në anglisht por do përkthehen në shqip, të lutem mbaje shënim këtë.

Ato për të cilën është folur në këtë studio është ku është pyetur Sali Berisha dhe ka folur për 50 hapa të protestës që pritet të ndodhë. Partia Demokratike dhe LSI do të dalin jashtë sistemit politik. Nuk është çudi që në Tiranë të gjejmë çanta të zeza të shpërndara në qytet, shtylla tensioni të hedhura në erë. E shikoj zi të ardhmen. Mbi PD dhe LSI-në do të ketë një presion të madh nga ndërkombëtarët”, tha Vangjeli.
Shtuar më 22/02/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori