Ja si pritet të rreshtohet Juve kundër Lazios (FOTO LAJM)

Juventusi dëshiron ta mbyllë vitin 2022 me një notë pozitive. Nesër, Juventus do të presë ndeshjen e fundit të vitit, kundër Lazios.

Massimiliano Allegri do të përdorë sërish 3-5-2, por gjatë një konference për shtyp, ai tha se ende nuk ka vendosur se si do të jetë formacioni. Locatelli është ende në pikëpyetje.

 

Vlahoviç ende nuk mund të shpëtojë nga dhimbjet, por Chiesa mund të ndihmojë. Italiani, ashtu si Di Maria, nuk është ende gati të startojë, por mund ta forcojë lojën pas pushimit. Schezney do të rikthehet në rrjetë, ndërsa Kean dhe Milik do të formojnë sulmin. /G.D albeu.com/


Shtuar 12.11.2022 22:01

Tags: ,