Mjeku Ervin Jonuzi: Ky është veprimi i parë që duhet të bëni në rast të dhimbjeve të supit, çfarë mund të rrezikoni

Një këputje e plotë e manshetës rotatore nuk shërohet. Rupturat e plota zakonisht kërkojnë ndërhyrje në qoftë se qëllimi juaj është t’i riktheni shpatullës funksionin optimal. Përjashtim bëjnë pacientët e moshuar apo pacientët që vuajnë nga sëmundje që rrisin rrezikun.

Ekzistojnë disa evidenca se riparimi i manshetës rotatore brenda tre muajve nga dëmtimi jep rezultat më të mirë. Juve do t’ju duhet te vendosni me mjekun tuaj se kur është koha më e mirë për të realizuar ndërhyrjen. Këputjet e pjesshme nuk kërkojnë riparim apo nderhyrje.

Nëse ju keni një këputje të pjesshme, me shumë mundësi kirurgu do t’i japë manshetës tuaj rotatore mundësinë të shërohet vete. Por nëse ju nuk mund të duroni dot dhimbjen, ose nëse ju nuk mund të përdorni dot krahun, ju mund të keni nevojë të merrni në konsideratë një ndërhyrje.

Hapi tjetër do të jetë një artrogram ose MRI scan për të ndihmuar mjekun të planifikojë procedurën. Kirurgu do të jetë në kërkim të detajeve të manshetës rotatore të këputur dhe problemeve të tjera.

Këputjet e vogla mund të trajtohen ndonjëherë me një oper. acion të vogël. Mjeku thjesht përdor një artroskop për të parë dhe për të hequr fibrat e këputur apo degjeneruar brenda tendinit.

Një artroskop është një kamera TV e vogël që mund të futet në një prerje shumë të vogël. Kjo e lejon kirurgun të shohë zonën ku ai është duke punuar në një ekran televiziv. Asnjë qepje nuk realizohet në tendin. Në vend të kësaj, këputje e vogël lejohet te shërohet vetë.

Akromioplastia

Për këpujte të vogla të pjesshme në pjesën e poshtme të tendineve të manshetës rotatore, operacioni mund të përfshijë ndërhyrjen artroskopike (përshkruar më lart) dhe akromioplastinë. Në akromioplasti, fundi i akromionit pritet dhe i jepet formë për të hequr presionin e manshetës rotatore nën akromion.

Kjo është një metodë e thjeshtë e riparimit të një këputje dhe rezultatet janë përgjithësisht shumë të mira. Këputja mund të kërkojë qepje në qoftë se ajo është në sipërfaqen e sipërme të tendinit.

Riparimi Artroskopik Kirurgët zakonisht mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera duke përdorur një artroskop (të përmendur më sipër) për të riparuar një këputje të manshetës rotatore.

Hapi i parë përfshin heqjen e kujdesshme të ndonjë indi të pashëndetshëm ose te degj. eneruar të manshetes rotatore. Pastaj, zona e ko ckës së humerusit ku është këputur tendini, përgatitet për ri-atashimin e tij.

Disa vrima hapen në humerus për bashkëngjitur suturat (qepjet). Tendini me pas qepet bashke dhe ngjitet ne humerus (me qepje) në vri mat e hapura. Tendini shërohet ne ko cke me kalimin e kohës, duke u ri-atashuar vete.

Procedura rikuperuese

Në raste të tjera, tendini thjesht është konsumuar, dhe tendini i mbetur nuk është mjaftueshëm i fortë për të suportuar qepjet e nevojshme. Në këto raste, heqja e të gjitha indeve të këputura dhe rregullimi i ndonjë problemi tjetër në sup, mund të zvogëlojë dhi. mbjen tuaj.

Kjo gjë me shumë mundësi nuk do të rrisë dot fuqinë apo lëvizjen e supit tuaj. Faktikisht, ajo mund të ul numrin e lëvizjeve.

Çfarë duhet të pres pas trajtimit?

Rehabilitimi jokirurgjikal.

Edhe nëse juve nuk ju nevojitet një ndërhyrje, ju mund të keni nevojë për të ndjekur një program me ushtrime rehabilituese. Mjeku mund t’ju rekomandojë të punoni me një terapist fizik.

Terapisti mund të krijojë një program të individualizuar për t’ju ndihmuar të rimerrni funksionin e supit. Kjo gjë përfshin këshilla dhe stërvitje për përmirësimin e posturës dhe shtrirjes së supit.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të përmirësoni fuqinë dhe koordinimin në manshetën rotatore dhe muskujt e supit. Terapisti gjithashtu mund të vlerësojë mënyrën si e përdorni trupin kur kryeni aktivitetet tuaja dhe mund të sugjerojë ndryshime për të shmangur probleme të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes.

Rehabilitimi pas një operacioni në manshtën rotatore mund të jetë një proces i ngadalshëm. Ju ndoshta do t’ju duhet të merrni pjesë në seanca terapie për 2-3 muaj, dhe të prisni shërim të plotë për gjashtë muaj. Lëvizja e supit sa më shpejt të jetë e mundur është mjaft e rëndësishme.

Megjithatë, kjo duhet të balancohet me nevojën për të mbrojtur indet që janë në shërim e sipër.

Kirurgu juaj mund t’ju vendosë një fashë për të mbështetur dhe mbrojtur supin për disa ditë pas nderhyrjes. Trajtimet me akull dhe stimulime elektrike mund të përdoren gjatë seancave te para te terapisë për të ndihmuar ne kontrollin e dhi. mbjes dhe enj tjes nga nderhyrja.

Terapisti mund të përdorë gjithashtu edhe masazhet apo lloje te tjera te trajtimeve me duar për të lehtësuar spa. zmat e muskujve dhe dhi. mbjen. Terapia mund të përparojë më shpejt pas procedurave artroskopike.

Trajtimit fillojnë me ushtrime që përfishijnë një varg lëvizjesh dhe gradualisht punohet në stretching dhe forcim aktiv. Ju duhet vetëm të tregoheni të kujdesshëm për të bërë shumë aktivitete para kohe.

Terapia avancon me ngadalë pas neryrjeve në të cilat priten muskujt frontal të supit. Ushtrimet fillojnë me lëvizje pasive. Gjatë ushtrimeve pasive, lëvizet artikulacioni i supit, por muskujt tuaj qëndrojnë të relaksuar.

Terapisti lëviz butësisht artikulacionin dhe gradualisht shtrin krahun tuaj. Ju mund të mësoni si bëni ushtrime pasive edhe në shtëpi. Terapia aktive fillon 3-4 javë pas nderhyrjes. Ju mund të përdorni fuqinë e vete muskujve tuaj në ushtrime aktive që përfishijnë një sërë lëvizjesh.

Ju mund të filloni me ushtrime të lehta forcuese izometrike. Këto ushtrime vënë në punë muskujt pa lodhur indet në shërim. Për rreth gjashtë javë, ju do te filloni të bëni ushtrime shtrirjeje më aktive.

Ushtrimet përqëndrohen në përmirësimin e fuqisë dhe kontrollit të muskujve të manshetës rotatore dhe muskujve rreth supit. Terapisti do t’ju ndihmojë t’i ristërvisni këta muskuj për të mbajtur kokën e humerusit të pozicionuar në gropën e skapulës. Kjo e ndihmon shpatullën tuaj të lëvizë pa probleme gjatë gjithë aktiviteteve.

Disa nga ushtrimet që ju do të bëni janë të dizenjuara për të punuar me shpatullën tuaj në mënyra të ngjashme me detyrat dhe aktivitetet tuaja sportive. Terapisti do t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të kryer punët tuaja, pa ushtruar shumë stres mbi sup.

Para përfundimit të seancave të terapisë, terapisti do t’ju mësojë disa mënyra për të shmangur problemet në të ardhmen. Nëse të gjitha këto përpjekje për të përmirësuar gjendjen e supit nuk kane sukses, ekzistojnë edhe disa opsione të tjera.

Transplanti i tendineve dhe transferimet muskulare për shembull, mund t’ju ndihmojnë të rifitoni përdorimin e supit tuaj. Megjithatë, këto procedura janë shumë komplekse dhe rrallë herë janë të nevojshme.