"Do fusim edhe fëmijët në grevë", përkeqësohet gjendja shëndetësore e grave naftëtare
Dita e sotme shënon ditën e 6-të të grevës së urisë për gratë naftëtare.

Kryeministri Rama i ka ftuar punëtoret e naftës në një takim, por me një kusht që të heqin dorë nga greva e urisë.

Gratë nuk e kanë pranuar takimin dhe kanë vazhduar grevën edhe ditën e sotme ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet. Mësohet se njëra prej tyre është dërguar në spital pasi ka pasur probleme me shëndetin.

Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ato shprehen të vendosura se grevën do ta vazhdojnë dërisa të marrin një zgjidhje përfundimtare.

“Presim zgjidhje nga afër. Nëse nuk mundemi të vazhdojmë grevën do të fusim fëmijët”, tha njëra prej grave.

Shtuar më 20/10/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori