Do e shohësh fëmijën nëse bën 200 euro në natë, tmerri i shqiptares që e nxorrën si prostitutë në Itali
Ajo kishte ëndërruar një jetë më të mirë në krahët e të dashurit të saj në Itali pa e ditur se ai do t'i sillte ferrin.

Pasi u njohen dhe folën me familjet, ata arritën në Piaçenza, ndërkohë që vajza ishte shtatzënë.

Tmerri do të fillonte pas lindjes së fëmijës, pasi në atë moment i dashuri i saj sëbashku me disa të tjerë e nxorrën në rrugë për të punuar si prostitutë.

Ata i vunë kusht, që do të shihte vajzën vetëm nëse arrinte të fitonte 200 euro në natë.

Policia italiane ka gati dosjen në të cilën janë përfshirë së paku 5 persona, mes të cilëve dy të huaj. Dy prej tyre e njohën si të vetin fëmijën e vajzës shqiptare.

Pjesë e dosjes voluminoze është edhe i dashuri i vajzës, i cili i premtoi parajsën por më pas e shfrytëzoi si prostitutë në Itali. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori