Do dëgjosh një goditje të bujshme! Si e paralajmëroi Klement Çala super grabitjen në Rinas
Alkond Bengasi është bashkëpunëtor i drejtësisë tashmë dhe ka shpjeguar para prokurorëve të gjithë ato që di në lidhje me grabitjen në Rinas.

Mësohet se Bengasi është shoqëruar në polici disa ditë pas vrasjes së avokatit të njohur në Elbasan, Ravik Gurra për t'u pyetur nëse kishte dijeni mbi ngjarjen.

Pasi është kthyer në shtëpi, na banësen e tij ka shkuar Klement Çala me bashkëshorten dhe fëmijët duke i dhënë edhe një paralajmërim.

“Përpara disa kohësh mesa më kujtohet disa ditë pasi është vrarë avokati Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit, unë sëbashku me babain e Klementit, Pullumb Cala si dhe një kushëririn tim na ka shoqëruar policia në drejtorinë e Elbasanit ku jemi pyetur në lidhje me ngjarjen e vrasjes së avokatit.

Atë ditë pasi kemi dalë nga policia e Elbasanit unë kam ardhur në shtëpinë time tek Liqeni i Thatë në Tiranë dhe në banesën time po atë ditë në darkë ka ardhur Klementi sëbashklu me nusen e tij dhe fëmijët dhe gjatë bisedës ai më ka treguar se “ça ka policia me ty, shih mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë”. Po këtë natë kur Klementi ka qenë në shtëpinë time ai më ka thënë se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorët.
Shtuar më 26/04/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori