"Do blejmë zgjedhjet", gazetari tregon si Dako falenderon Avdylajt (VIDEO)
‘TG2’, pjesë e rrjetit italian ‘Rai’, ka shkaktur bujë të madhe me një kronikë të përgatitur për Shqipërinë.

Në këtë kronikë të realizuar nga gazetari Leonardo Zelino në zonën e Shijakut është arritur të komunikohet me një trafikant drogë të qujatur Igli.

Gjatë kronikës flitet edhe per lidhjen që këto trfikantë kanë më kryetarin e Bashkisë së Durrësi, Vangjush Dakon ku janë futur edhe bisedat telefonike me grupine Avdylajve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin, Igli pranon se me lekët e marijuanës janë blerë zgjedhjet parlamentare dhe njësoj do të veprohet edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Raportimi i gazetarit italian:

“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.

Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me Ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekameran dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.

“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.

“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.

Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falenderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.

“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.

“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”

“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”./albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori