Dënohet me 7 vite burg për drogë, e dashura e shqiptarit befason në gjyq (FOTO LAJM)

Policia londineze para pak kohësh arrestoi një shqiptar illegal në Angli pasi u kap me kokainë me vlerë rreth 500. 000 paund. Burime nga mediat angleze bëjnë me dije se ai është Sami Docat, 35 vjec dhe është dënuar me 7 vite burg.

Ai u arrestua pasi policia e ndaloi atë teksa ngiste një “VË Passant” pranë shtëpisë ku bashkëjetonte me të dashurën e tij Marina Seinopoulou, 31 vjeçare, në Neasden, në veriperëndim të Londrës.

Policia i gjeti ne automjet 878 g kokainë me një vlerë qe po te shitej ne rruge, do t’i siguronte atij 219.250 paund, ndersa 927g kokainë me vlerë prej 266.340 paund u gjeten në apartamentin e tij së bashku me 26,000 paund para kesh.

Shqiptari e ka pranuar akuzen dhe ka treguar se bente pjesë në një organizatë të madhe droge dhe po vazhdonte të punonte për ta sepse ai u kishte atyre 8 mijë paund borxh.

Suprizë ishte veprimi i të dashurës së tij e cila ka thënë në gjyq se e dashuronte 35-vjeçarin dhe se ka qenë në dijeni të çdo gjëje që ai ka bërë.

Për këtë vajza është arrestuar dhe gjykata vendosi që ajo të dënohej me tre vite burg./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori