"Dnevnik" sulmon Ramën: Ish gruaja e tij po merr 9 milion USD nga USAID
Gazeta më e madhe në Maqedoni “Dnevnik”, do të ketë në faqen e parë të numrit të saj për ditën e nesërme një titull për Delina Ficon.

Bashkëshortja e ministrit, Bledi Çuçit akuzohet se ka përfituar një fond prej 9 milionë dollarë për një projekt të USAID-it.

Gazeta e afërt me Kryeministrin, Nikolla Gruevski, akuzon se ish-bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po përfiton një fond të tillë si drejtuese OJQ-je dhe person i afërt me George Soros.

Gruevski, ka shprehu pakënaqësi për ndërhyrjet e Tiranës në çështjen e formimit të koalicionit qeveritar në Maqedoni pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kryeministri i Maqedonisë, ka shprehur kritikat pas takimeve që Rama ka pasur me krerët e partive shqiptare në Tiranë. Gjithashtu ai ka akuzuar dhe Soros se po nxit shqiptarët kundër tij.

hkrimi i plotë
Nga Dvevnik

Ish-gruaja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, Delina Fico, përgjatë 5 viteve të ardhshme deri ne 2021, do të ketë vendimmarrjen kryesore në dhënien e fondeve prej rreth 9.5 milionë dollarë të agjencisë USAID, të cilat do t’i kalojë tek organizatat e Soros-it, të fshhura mbrapa termit “jo-qeveritar”. Asaj iu dha kjo mundësi përmes një tenderi të përfundura në shtator, pasi një veprimtari pritej të merrte fund pas mundësisë së ndryshimit të administratës qeverisëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar.

Politika e USAID është të krijojë një bashkëpunim me OJQ në çdo vend, e më pas t’u japë fonde. Në Maqedoni, tenderi u fitua nga organizata East-West Management Institute (EWMI) – një OJQ mbarëbotërore, e cila qartësisht ka lidhje me Soros-in – në bashkëpunim me 4 organizata në Maqedoni: Foundation for Internet and Society “Metamorphosis”, Association for Democratic Initiatives (ADI), Foundation “Open Society Macedonia” (FOSIM) dhe National Youth Council of Macedonia (NMSM).

Zyrtarisht, organizata East-West Management Institute (EWMI) është një organizatë jofitimprurëse e pavarur, e cila punon për të forcuar shoqëritë demokratike, duke sjellë së bashku qeverinë, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Qëllimi i kësaj organizate është që se bashku me aktorët e lartpërmendur për të punuar që të ndërtojnë institucione të përgjegjshme dhe transparente, që u shërbejnë njerëzve. Në organizatën East-West Management Institute (EWMI), Delina Fico mban postin e drejtoreshës për programet për shoqërinë civile në rang botëror dhe është përgjegjëse për rajonin e Evropës juglindore.

Ajo është gruaja e dytë e Edi Ramës, me të cilët e nis marrëdhënien që në vitin 1991. Më vonë ata u martuan, martesë kjo që zgjati për 6 vite, dhe kanë jetuar në vende të ndryshme në Tiranë, Paris apo Gjermani. Ata janë parë bashkë për herë të fundit ne vitin 1997, dhe më pas Rama shkoi në Paris, ndërsa Fico shkoi në Shtetet e Bashkuara pasi mori një bursë studimesh. Sipas mediave shqiptare, asnjëherë nuk u qartësua se përse çifti u nda. Megjithatë, ishte një divorc i paqtë, pas të cilit Rama dhe Fico vazhduan të jenë miq. Fico më pas martohet më Ministrin shqiptar të Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi.

Të dhënat profesionale të Delina Ficos në rrjetin social “Linkedin” bëjnë të ditur se ajo studio Gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në Univeristetin “New School” në Nju Jork, SHBA, ku u diplomua me master në Menaxhim Jo-Fitimprurës në vitin 1999.

Në po të njëjtin universitetet, Delina Fico u diplomua me master në “Shkenca politike” në vitin 2005. Për sa i përket përvojës së punës, Delina Fico bën të ditur se ka punuar si drejtoreshë programi për projektin “World Irning” për harmoninë fetare në Shqipëri. Më pas Delina Fico ka punuar për një organizatën ndërkombëtare projektesh “Hermonics International”, organizatë e cila punon për donatorë dhe sektorin privat në menaxhimin e projekteve në vendet në zhvillim. Organizata kryesisht konkurron për kontrata nga USAID-i dhe menaxhon projekte të sektorëve teknikë. Nga viti 2010, Delina Fico është punësuar në East-West Management Institute (EWMI) si drejtoreshë e programeve për shoqërinë civile.

Ashtu si edhe në Maqedoni, Delina Fico e cila është një aktiviste e shoqërisë civile dhe gruaja e Ministrit shqiptar të Pushtetit Vendor, do të ndajë 9 milionë dollarë të marra nga USAID-i, për projekte në sektorin e drejtësisë. “Delina Fico është drejtoreshë e e programeve për shoqërinë civile në organizatën East-West Management Institute (EWMI), donatori i të cilës është Fondacioni Soros”, bënë të ditura muajin e kaluar mediat shqiptare.

Paratë për projektet në Maqedoni do t’u shpërndahen OJQ-ve, pavarësisht ndryshimit të administratës në Uashington. Vitin e kaluar u shpall një konkurs për të punësuar 8 persona në zyrën e projekteve në organizatën East-West Management Institute (EWMI) në Shkup

Soros u jep para institutit dhe vendos sesi do të ndahet

Është interesante të bëhet e ditur se Fondacioni “Open Society” i Geroge Soros përballë organizatës East-West Management Institute (EWMI) ka një rol të dyfishtë. Fondacioni “Open Society”, fillimisht është donatori i fondeve të nevojshme për funksionimin e oragniozatës East-West Management Institute (EWMI).

Emri mund t’i gjendet në listën e donatorëve të publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu Fondacioni “Open Society” në Maqedoni del edhe si një anëtar i tyreve që do te vendosin për shpërndarjen e fondeve të USAID-it për OJQ-të në Maqedoni./BW/
Shtuar më 22/01/2017, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori