Djibouti njeh pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Republika e Djiboutit (Xhibutit) ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo njohje nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, por si shkruan ...... Express, konfirmimi është marrë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Kjo njohje i është konfirmuar Ambasadës së Shqipërisë në Riad. Tash pritet që përmes kanaleve diplomatike - diku në fillim të javës së ardhshme - nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Djiboutit të arrijë në Ministrinë kosovare të Punëve të Jashtme”, ka thënë një zyrtar i lartë i Kryeministrisë, në kushte anonimiteti.

Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë.

Djibouti (Xhibuti) është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 08/05/2010, ora 15:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori