Daja zbulon arsyen pse trinjakët e djegur ishin vetëm në shtëpi
Pëlqej
Pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën trinjakët 4-vjeçarë në Durrës, ka reaguar daja e tyre.

Ai deklaroi se u largua vetëm 10 metra nga banesa dhe fëmijët i la vetëm për të mësuar.

Ai gjithashtu foli për dëmet, ku shtoi se dëmet nuk janë asgjë përpara jetëve të humbura.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Romanat, rreth orës 17:30 të ditës së mërkurë në banesën e shtetasit Gëzim Konçi, ku janë gjetur të vdekur për shkak të një zjarri tre fëmijë trinjakë.

Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se shkaku i vdekjes së fëmijëve në kohën kur nuk ka pasur njeri në shtëpi, ka qenë zjarri që ka rënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Me kujdes po hetohet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndonëse mungesa e ndriçimit dhe dëshmive e kanë vështirësuar hetimin.

Ka disa pista ku po hetohet për momentin në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Një nga pistat është ajo e djegies nga pakujdesia, ku fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me objekte që shkaktojnë zjarr si shkrepëset apo diçka tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori