Djegia e “Skampës”, fatkeqësi apo e qëllimshme?
(UPDATE) Pasditen e djeshme teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar i tëri. Salla e madhe e teatrit skampa është bërë shkrumb e hi, janë djegur, skena lloxha, karriget kolltuqet kanë mbetur vetëm hekurat. Madje edhe një pjesë e mirë e arkivave janë djegur. Zjarri ka rënë nga lart në kat të tretë dha ka zbritur deri të skena.

Në qytetin e Elbasanit qarkullojnë zëtra së zjarëvënia mund të këtë qenë e qëllimshme , për arsye prone a konkurrencë por versioni zyrtar i policisë është së zjarri është shkaktuar nga një hotel ngjitur me teatrin në të cilin po bëheshin punime dhe për këtë janë arrestuar dy persona babë e birë.

Zjarrvënia në teatrin Skampa, e qëllimshme apo fatkeqësi? Kjo ende nuk dihet por policia po punon për këtë gjë.



08:57 - Arrestohen 2 të dyshuar për djegien e teatrit Skampa

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për zjarrin që përfshiu ditën e djeshme teatrin Skampa në Elbasan.
Ali dhe Gentian Meçe, 55 dhe 36 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohen se janë përgjegjës për zjarrin që më parë përfshiu një hotel dhe më pas dogji edhe teatrin Skampa në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë dy të arrestuarit po punonin me bombul gazi në tarracën e hotelit, që dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.

Ndërkohë mbi babë e bir tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrim i pronës me zjarr ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Flakët që përfshin teatrinSkampa” ditën e djeshme kanë shkrumbuar pjesën e brendshme të godinës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2011, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori