Mbahet mesha e Krishtlindjeve në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, lutje për më shumë paqe e mbarësi

Mëngjesin e kësaj të diele, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” po mbahet mesha e Krishtlindjeve.

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë duke u lutur për më shumë paqe dhe mbarësi.

Festa e Krishtlindjeve është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Albeu.com uron të gjithë besimtarët e krishtërë, Gëzuar Krishtlindjet!/albeu.com