Djegia e makinës në Klos, mësohet identiteti i drejtuesit (FOTO LAJM)

Policia ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme ku për pasoj ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Klos

Informacion paraprak:

Rreth orës 21.00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip "Ford Foxus ", me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Shpëtim Çela , i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Po punohet për identifikimin e saktë të drejtuesit të automjetit. Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të baterisë së automjetit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit./albeu.com/

Shtuar më 08/09/2017, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori