Dje u helmuan 60 nxënës, sot u vunë në punë kaldajat
Pëlqej
Një ditë pas helmimit nga tymrat që çlironte vënia në punë e kaldajës me pelet,

Ditën e sotme gjendja shëndetësore e 60 nxënësve të shkollës “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës po shkon drejt përmirësimit.

Ditën e djeshme shkolla e tyre u mbulua nga tymi dhe gazi që shkaktuan asfiksimin e 60 nxënësve, disa prej tyre u sollën edhe në Tiranë.

Mësohet se sot bashkia e Bulqizës ka bërë testin e radhës për sistemin e ngrohjes dhe nga testi i realizuar sot në shkollën e Shupenzës ka rezultuar se tashmë çdo gjë është në rregull. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori