Dje e refuzuan, Rama fton sërish studentët për dialog
Edhe pse ata e refuzuan që ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të ndale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka rikujtuar studentët që sot në orën 11:00 i pret për të dialoguar mbi Universitetin.

Në këtë diskutim Rama pret dhe pedagogë, ndryshe nga hera e parë që u shpreh se do të bisedonte vetëm me studentët dhe për studentët.

“MIRËMËNGJES dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeminsitri në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori