Aksident në hyrje të Fierit, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin. Si pasojë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Në aksident janë përfshirë nje furgon, një BMË dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.

Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.

Nga ana e bluve është ndërhyrë edhe për disiplinimin e qarkullimit, në një aks me fluks lëvizjeje./Albeu.com.


Shtuar 11.05.2023 21:00