Djali zbulon motivin e tmerrshëm: Pse nusja më vrau nënën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Janë zbardhur detaje rrëqethëse nga vrasja e Lirije Lamit në Kamzë nga nusja e re e shtëpisë.

Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarjen dhe arrestoi 21-vjeçaren së bashku me vjehrrin, hoxhën edhe një tjetër person si të dyshuar për moskallzim të ngjarjes.

Fillimisht vdekja e Lirije Lamit u raportua si vdekje për shkaqe natyrale, por që dyshimet e të birit, burrit të Marjanës ishin se diçka tjetër fshihet.

Në një intervistë për TCH, Olitian Lami, ish-bashkëshorti i 21 vjeçares tha se nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa pasi ata u ndanë që pas vdekjes së nënës së tij, ku më pas ai u vu në kërkim të së vërtetës.

"Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht.

Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat uk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje.

Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që "magjistarja duhet dënuar".

Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që "do ta vras magjistaren", tregon Oltiani.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori