Djali postoi foto me dy gishtat lart, Pandeli Majko: E mbaj unë përgjegjësinë...

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar pas publikimit të fotos të djalit të tij i cili me dy gishtat lart përshëndeste protestën e opozitës.

Në një reagim në dukje jo të qetë Majko shkruan se merr përgjegjësinë përpara çdo socialisti për veprimin e të birit.

Në facebook ai shkruan se fotoja është bërë nga pedagogia e djalit dhe se është keqinterpretuar.

STATUSI

Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.

Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste.

Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.
Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori