“Djali im së shpejti do të bëhet baba”, zbardhet dëshmia e nënës së aktorit që e donin të vdekur
Nëna e aktorit, që i shpëtoi një atentati me pagesë mbrëmjen e së enjtes, ka treguar se çështja për të cilën donin ta vrisnin ishte mbyllur.

Fatmira Manoku në një intervistë për "Panorama" ka zbuluar se i biri do të bëhet shumë shpejt baba.

Sipas saj, e dashura e djalit është pronare e një hoteli, dhe bashkë kanë disa vite të lidhur. Ajo tani është shtatzanë dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e Mishelit.

“Misheli ka qenë sëmurë dhe pasi u shërua ishte pushim. Nuk po merrej me asgjë. Ka një të dashur që është shtatzënë. Pra, djali im së shpejti do të bëhet baba”, është shprehur Fatmira. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori