Djali i xhaxhait të Ilir Kupës në grupin e grabitësve të bankës
Ditën e djeshme Policia e Shtetit arriti që në kohë rekord të evidentojë grabitësit e 3.2 mln dollarë si dhe arriti të kapë bandën e plotë.

Djali i xhaxhait i Ilir Kupës, personit që u dënua me 25 vite burg si njëri nga “babagjyshët” grabitës të qendrës tregtare, është njëri nga personat e arrestuar nga policia,si autor i dy grabitjeve të makinave me para të bankave të nivelit të dytë.

Ernest Kupa, me profesion picier nuk ka bërë asnjë lëvizje teksa forcat RENEA dhe ato të FNSH, kanë hyrë në banesën e tij. Sipas prokurorëve Kupa, dyshohet të jetë pjesë e grupit të babagjyshëve, grup i cili tashmë është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se Kupa ka pasur kontakte me anëtarët e këtij grupi, por nuk dihet nëse ai është implikuar në krime dhe grabitjet e kryera prej tyre.

Megjithatë, policia dhe prokuroria e Tiranës janë duke kryer verifikime për të zbardhur të gjithë aktivitetin e këtij krimi. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se biznesi i Ernest Kupës, është rregjistruar në QKR në 2012 dhe mban emrin “Pica Kupa Hallall”.Nga hetimet e kryera është arritur të provohet implikimi i Kupës në këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet janë duke vijuar për të zbardhur krime të tjera të këtij grupi kriminal.

“Rrëmbimi” i Neim Avdulaj

28-vjeçari Neim Avdulaj, sapo ka kryer grabitjen është larguar menjëherë në drejtim të Vlorës. Mësohet se Avdulaj, ka qënë një ish-komando i batalionit special të ushtrisë dhe ka marrë pjesë në një mision paqeruajtës në Afganistan. Ai njihet si person që luan baste dhe frekuenton shumë kazinotë.

Avdulaj, ka qënë në Vlorë kur është arrestuar nga policia. Kanë qënë disa agjentë të veshur civilë, të cilët e kanë “rrëmbyer” atë duke e futur brenda nëj automjeti. Ndërkohë shumë persona, që ndodheshin në rrugë kanë menduar se atë e kanë rrëmbyer dhe për pasojë kanë njoftuar famlijen e tij.

Prindërit e ish-ushtarakut Neim Avdulaj, të tronditur nga “rrëmbimi” i djalit,janë paraqitur në policinë e Vlorës duke bërë kallëzim penal për rrëmbim, pa e ditur se djali i tyre ishte shoqëruar nga efektivët e policisë.Avdulaj, është arrestuar në Vlorë dhe mënjëherë është shoqëruarf nga policia në drejtim tës Tiranës. Ndërkohë që prindërit depozitonin kallëzim penal në policinë e Vlorës, me qëllim gjetjen e djalit të tyre.

Nuk pranon grabitjen

Gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës ish-komandoja nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka pohuar se nodhej në Vlorë ditën e ngjarjes, por kjo nuk është vërtetuar bindshëm prej tij. Dy prokurorët e dosjes Ervin Karanxha dhe Olsi Dado, kanë lëshuar një mandat arresti kundër tij, dhe se pritet që ditët në vijim Avdulaj të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ilir Kupa u dënua me 25 vite burgim

Aktiviteti i babagjyshërve që u bënë “hit” në internet teksa vidhnin nën presionin e armës një argjendari në ambjentet e një qëndre biznesi, është zbuluar nga dëshmia e të penduarit të grupit, shtetasit Agustin Sula.

Sipas dëshmisë së tij dhënë para prokurorit Bensik Muçi, në vjedhjen e argjendari “Gelosia”, kanë marrë pjesë të pandehurit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Julian Qerushi, të cilët kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

Sipas rëfimit të tij,disa ditë para vjedhjes ai dhe Ilir Kupa i kanë vjedhur me armë duke i shkaktuar dhe plagosjën e lehtë shtetasit Shefqet Kajmaku mjetin tip Benz me targa TR xxxx R në fshatin Prezë. Konkretisht ata kanë shkuar tek karburanti me një mjet tip Alfa që e kana lënë rreth 1 km larg.Pasi e kanë takuar shtetasin Shefqet Kajmaku nën pretekstin se kishin një bisedë nën kërcënimin e armës i kanë marrë çelësat e mjetit dhe janë larguar.

Para se të largohej shtetasi nën hetim Ilit Kupa e ka qëlluar me armë shtetasin Shefqet Kajmaku duke e plagosur në këmbë. Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm. Të gjithë personat akuzohen për veprat penale “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.Në fund të gjykimit Kupa, u dënua me 25 vite burg./albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori