Djali i vëllait të vrarë të ish-deputetit i jep lamtumirën të atit me pranga
Pëlqej
Këtë të dielë është përcjellë për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka i cili u ekzekutua mbrëmjen e 8 nëntorit në makinën e tij me 14 plumba.

Forca të shumta policie dhe qindra njerëz kanë marë pjesë në këtë cermoni mortore.

Në këtë cermoni është lejuar të marrë pjesë edhe djali i tij i burgosur Samuel Ndoka, i prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe i ka dhënë lamtumirën të atit me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2017, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori