Djali i ri trazon ujrat tek Për'puthen: Tea e ëmbël, Ana mistrece e Melisa vajza e skandaleve!
Atdheu është një konkurrent i ri që i është bashkuar “Për’Puthen-it”.
Atdheu, djali nga Kosova, prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme Evropiane.
Ai është rikthyer pak kohë më parë në qytetin e lindjes, Gjakovë dhe po menaxhon një biznes të motrës.
Atdheu tha se ka ardhur me qëllime të qarta në emisionin e dashurisë, ku synon të gjejë lumturinë e jetës.
Ai tha se në Evropë ka punuar në ndërtim, e nuk e ka aspak problem të pranojë këtë fakt.
Gjithashtu 27-vjeçari nuk i kurseu komentet për vajzat.
Tea për të është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme.
Ana, një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si një ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri. Ana Kaurin, e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri. Nuk munguan komentet për Sindin dhe
Melisën.
Sindi në sytë e Atdheut është një vajzë e thjeshtë dhe pa eksperienca me meshkujt.
Ndërsa për
Melisën tha se e pëlqen pasi i duket si “vajzë e
skandaleve”.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 19:51