Djali i mjekut të njohur, ky është 25 vjeçari që u ekzekutua me kallash
Kristjan Breshanaj është lajmëruar nga persona të tjerë dhe sapo ka dalë nga banesa e tij është qëlluar me armë zjarri automatike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë ka ndodhur vetëm rreth 10 metra larg banesës në një rrugicë që shihni në foto.

I ndjeri është djali i një mjeku reminator në spitalin e Vlorës.

Për ngjarjen janë shoqëruar rreth 14 persona, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima. Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.
Shtuar më 24/05/2020, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori