Djali i kryebashkiakut përplas furgonin e policisë, i fiksuar pas makinave (FOTO LAJM)

Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut socialist që drejton Bashkinë e Laçit, udhëtonte me shpejtësi në aksin Fushë Krujë-Milot, e për pasojë ka përplasur nga mbrapa makinën e policisë që mbante radarin.

"Me datë 20.10.2016, rreth orës 11:30, në superstradë në Fushë-Mamurras ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet Benz me targë AA 111 OU, ku drejtues dyshohet shtetasi K.B., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, Ford me targë AA 602 CH me drejtues shtetasi F.A. Mjeti i policisë Lezhë me targë Policia 2024.

Për pasojë janë lënduar një efektiv i policisë rrugore dhe 2 pasagjerë në mjetin Benz me targë AA111OU të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", bën me dije policia përmes një deklarate për mediat.

Tashmë grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2016, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori