Spitali shpërtheu në flakë e mori 14 jetë pacientësh! Kaq njerëz u shpëtuan, 7 prej tyre në luftë për jetën

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë ku një spital covid është përfshirë nga flakët duke marrë 14 jetë pacientësh.

Burimet bëjnë me dije se 12 persona janë shpëtuar dhe janë nxjerrë gjallë nga spitali modulor.

Mësohet se shtatë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë numri i viktimave zyrtarisht është raportuar se është 14.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se në tragjedinë e mbrëmshme në Kovid-qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Kovid-qendrën në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur 26 pacientë, 12 të mbijetuarit janë për kurim në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka punonjës shëndetësor që kanë humbur jetën ose janë lënduar në këtë tragjedi, disa janë me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.09.2021 10:23