Djali i ish-drejtorit, i riu që vrau Idajet Dullën nuk pranohet në burgun e Durrësit
Arbër Kote, i riu i arrestuar për vrasjen e ndodhur në Durrës, ku qëlloi me thikë në zemër Idajet Dullën, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit.

Kjo për shkak se babi i tij, Astrit Kote, ka qenë drejtor i këtij institucioni. Kjo gjë është cilësuar si konflikt interesi nga togat e zeza.

Si rrjedhojë, Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës.

Në dëshminë e tij në gjykatë, i akuzuari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, ndërsa është shprehur i penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

Shtuar më 22/09/2020, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori