Djali i Fullanit: Epitetin “zagar” e kisha për gazetarët
Pëlqej
Djali i ish-Guvernatorit Fullani është revoltuar nga përdorimi i statusve të tij në rrejetet sociale nga gazetarët. Në një prononcim për “GSH”-në Eriku është shprehur se statusin e fundit ai ia kishte adresuar pikërisht gazetarëve.

“Atë status ia drejtoj të gjithë gazetarëve të cilët këto kohë kanë ndërhyrë në jetën time, për çdo gjë që unë bëj. Nuk kanë asnjë të drejtë të futen në “Instagram-in” tim e të përdorin fjalët e mia” është shprehur ai.


Dy ditë më parë ai publikoi një status në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “I lejm zagarët të lehin se ata at pun kan. Karvani ju mbeti n’shina, s’ditën as me LYP FAM!”. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori