Djali i Enverit zbardh detaje nga vdekja e Mehmet Shehut: Ndodhi kur Kosova po kërkonte pavarësi
Pëlqej
Sokol Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha ka bërë publike detaje në lidhje me vdeken më të bujshme në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, atë të Mehmet Shehut.

Ai thekson se Mehmet Shehut iu bë presion i fortë, i cili e çoi në vetëvrasje duke shtuar se raportet mes tij dhe Enverit ishin të mira.

"Ishte viti ’81, kur ndodhi tragjedia që kishte lidhje të ngushtë edhe me Kosovën për vetëpavarësi të saj. Kjo tragjedi e mërziti shumë babanë. Për një vit të tërë ai nuk ka buzëqeshur dhe deri në fund ka pasur dyshimin që pse Mehmet Shehu duhet t’ia bënte popullit dhe babait tim këtë tragjedi kaq të madhe.

Sepse babai im ishte i sigurt që Mehmeti e dinte që Enveri do ta falte, si gjithmonë, edhe për gabime shumë më të rënda, kur Mehmeti ka tejkaluar normat nga gjaknxehtësia. Për shembull, për terrorin në popull pas vrasjes së Bardhok Bibës.

Ndaj çështja e fejesës e parë sot retrospektivisht, e sinqertë apo kurth ndaj Mehmet Shehut, apo “dualizmi” për të cilat e kritikoi më ashpër nga të gjithë Ramiz Alia, nuk e justifikonin vetëvrasjen e Mehmetit"., - thotë ai për Panorama duke shtuar se pritej që Enveri t'a falte Mehmetin për fejesën e të birit me Silva Turdiun.

Sokoli nxjerr emrat, teksa thote se Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia kishin interes që Mehmet Shehu ta lejonte fejesën e djalit të vet te Turdijtë.

"Atyre u interesonte për ta eliminuar Mehmet Shehun, sepse në krye të qeverisë do vinte Kadri Hazbiu, ndërsa pas vdekjes së Enver Hoxhës, në linjën e partisë mbetej Ramizi"., - vijon ai.
Shtuar më 12/12/2017, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori