Djali i Enver Hoxhës rrethote nga enveristët pranë varrit të diktatorit
Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, në 110-vjetorin e lindjes së tij, simpatizantë të ardhur nga Kosova e Maqedonia kanë bërë homazhe në varrezat e Sharrës.

Ilir Hoxha djali i madh i Enverit bashkë me Besmirin, të birin, kanë qenë në varrin e Enver Hoxhës në shenjë përkujtimi të ditës që deri në vitet ’90 njihej si Dita e Enverit.

I befasuar nga simpatizantët e shumtë, që kishin mbërritur në varreza në shenjë respekti për komandantin legjendar siç shprehen ato, Iliri i falënderoi nga ana e familjes dhe i shprehu mirënjohjen e thellë, shkruan Gsh.al.

Më duartrokitje, stampa me fytyrën e Enver Hoxhës mbi xhaketë, portrete të tij nëpër duar e buqeta lulesh të ardhurit më specialë në homazhet mbi varrin e Enverit ishin një grup nga Zvicra.

Sigurisht aktivë në këtë ditë mbeten Muho Asllani e Muharrem Xhafa, të cilët nuk lënë ditëlindje e përkujtim vdekje pa shkuar në varrin e Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha e kishte të pamundur të shkonte në varreza pasi vizitorë të shumtë shkuan në shtëpinë e saj. Sapo ka mbushur të 80-tat vizitorja që duket herët në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës është Lenka Çuko.

Edhe pse mbi të rëndojnë disa vite burg në vitet e pluralizmit, mbahet mirë.

Ndërkaq aktivistë të shumtë kanë përkujtuar në Ferizaj 110- vjetorin e lindjesEnver Hoxhës dhe Partia e Punës së Shqipërisë ka pasur aktivitete në këtë ditë.

Ndërkaq Teuta Hoxha, nusja e djalit të madh të Enverit, që në mëngjes shkruan kështu në ‘Facebook’: “Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110-vjetorit të lindjesEnver Hoxhës”.
Shtuar më 17/10/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori