Djali i Edi Luarasit tregon dhunën te Teatri: Na tërhoqën zvarrë
Një nga personat që është dhunuar nga policia gjatë shembjes së Teatrit është edhe djalit i artistes Edi Luarasi.

Eldon Luarasi tregon gjithçka ka ndodhur pas orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, kur policia ka mbërritur te Teatri dhe ka nisur shembjen e godinës.

“Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrimi”, tregon Eldoni.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Pasojat e sjelljes shumë dinjitoze të policëve mbi armikun Eldon Luarasin. Kujtojmë që Eldoni është djali i dy artistëve ikonë të Teatrit Kombëtar, Mihallaq dhe Edi Luarasi.

Eldoni dëshmon:

Në orën 4:30 të mëngjesit ishim të ulur në sheshin e teatrit kur befasisht u sulmuam nga një numër i madh forcash policore të Reneas të armatosur me armë automatike. Disa prej nesh u futën në brendësi të godinës së teatrit për t’u mbrojtur nga ky sulm. Në errësirë të plotë u ngjitëm në katet e sipërme dhe u mbyllëm në një dhomë të katit të tretë. Aty ishim: Robert Budina, Mirela Karabina, Eldon Luarasi, Besjona Vidrica, Ervin Goci, Arnen Sula, Ergin Zaloshnja, Fatos Paçrami dhe dy të tjerë.

Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës ndërkohë që ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrimi. Në shesh u përballëm me qindra forca policore që mes dhunimeve fizike e verbale na nxorrën jashtë perimetrit të teatrit.

Shtuar më 19/05/2020, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori