Djali i Bujar Nishanit nuk do të jetë shqiptar, heq dorë nga shtetësia (FOTO LAJM)

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio Nishani ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Sipas dekretit të datës 18 mars të firmosur nga Presidenti Ilir Meta, Ersilio Nishani nuk do të jetë më shtetas shqiptar duke dorëzuar edhe pasaportën.

Nuk dihet arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia, megjithatë vlen për t'u theksuar fakti se bëhet fjalë për djalin e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili nuk dëshiron të jetë më shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori