Djali i Berishës reagon për akuzat e Izet Haxhisë: Të vijë dhe të më kallëzojë penalisht
Pëlqej
Shkëlzen Berisha i ka hedhur poshtë akuzat e Izet Haxhisë, sipas të cilit ai është marrë me trafik droge. Përmes një reagimi, djali i Sali Berishës ka kërkuar nga Izet Haxhia, që këto akuza të vijë dhe t’i bëjë para prokurorisë.

“Sot tualeti mediatik Dabulla – Rama, i njohur ndryshe si gazeta Dita, intervistoi vrasësin e radhës të Azem Hajdarit, sipas të cilit, unë para 18 vjetësh, kur isha gjimnazist, paskam shpërndarë drogë dhe mbledhur miliona lekë nga miq të këtij vrasesi.Ndonëse nuk është e udhës t’i përgjigjesh çdo lloj vrasësi e batakçiu që gjen hapësirë e ngrohtësi në mediat e qeverisë, e pavarësisht absurditetit dhe llumit nga vijnë këto shpifje, në respekt të opinionit, më duhet t’i hedh ato poshtë me neveri si të tilla.

Në mungesë të sensit që një njeri të denuar me 25 vjet burg për vrasje (gjatë qeverisjes socialiste) ta padisësh edhe për shpifje, nuk më ngelet tjetër veçse të ftoj publikisht intervistuesen e tij ta bindë vrasësin e penduar në arrati, që tani që në pushtet nuk është më Berisha, por kundërshtarët e tij, të kthehet në atdhe për të deponuar shpifjet e veta para organeve përkatëse, duke i dhënë atyre mundësinë për të hetuar, ndërsa atij mundësinë për t’u shpërblyer” shprehet Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori