Djali i Berishës: Rama urdhëroi Ballën të mos paraqitet në gjykatë
Djali i kryeministrit Berisha akuzoi sot kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se nuk ka lejuar deputetin Taulant Balla të paraqitej në seancën gjyqësore të ditës së mërkurë.


“Sot me dt 06.02.2013 në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e parë e cështjes civile për padinë që unë kam ngritur ndaj shpifjeve që z Rama ka hedhur kundër meje përmes z. Taluant Balla. Ashtu sikunder dhe pritej, pavarësisht kërkesës së përsëritur dhe njoftimit të rregullt të Gjykatës, z. Balla me urdhër të z. Rama, ju fsheh përballjes me drejtësinë duke mos u paraqitur në seancë as vetë personalisht dhe as me përfaqësues ligjor”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga Shkëlzen Berisha.


Ai i bëri thirrje Ramës të mos pengojë procesin gjyqësor, dhe ta lejojë përfaqësuesin e vet të paraqitet në gjykatë për të përcjellë aty provat mbi të cilat ka ngritur shpifjet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori