Djali i Berishës falenderon publikisht Bujar Nishanin
Pëlqej
Pasi Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve, ka ardhur edhe reagimi nga djali i ish-kryeministrit Berisha.

Ai falënderon ish-presidentin Nishanin në një postim në rrjetin social “facebook” duke thënë se nëse nuk do të ishte dekreti i tij atëherë importi i mbetjeve do të kishte filluar.

Postimi i plotë:

Duhet te falënderojmë ish Presidentin Nishani. Pa dekretin e tij sot nuk do rrezohej ligji por do kishte filluar importi i plehrave.
Kujtojmë që sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve.

Të gjithë deputetët në komision votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç nismëtarit Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, të cilët abstenuan. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori