Djali i Agron Canes: Çështjen e babait do e çojmë në Strasburg
Pëlqej
Arjan Cane, djali i madh i 62-vjeçarit Agron Cane të arrestuar pas publikimit të një video ku kërkonte favore seksuale për punësim shprehet se do ta çojë cështjen e babait të tij deri në Strasburg pasi akuzat janë cilësuar prej tij si të manipuluara.

“Çështjen e babait do e çojmë deri në Strasburg. Ne nuk u besojmë akuzave që janë ngritur për të, çdo gjë është manipulim. Është absurd ta mendosh, pale më ta pranosh që babait t’i ketë shkuar mendja, jo më t’i ketë kërkuar asaj gruaje për të shfrytëzuar vajzën e saj. Ne nga ana jonë do të kërkojmë dhe nuk do rreshtim për të zbardhur të vërtetën, deri edhe të vërtetojmë se për të realizuar këtë fëlliqësirë janë hedhur edhe shuma lekësh” , thekson për gazetën “Panorama” Arjan Cane.

Agron Cane u arrestua më 16 gusht të këtij viti me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ngacmimit seksual. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori