Djali i Mustafë Licit, ky është vrasësi i vëllezërve Bilali në Shkodër (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy prej vrasësve të vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, vrajse kjo e nodhur më 30 mars të këtij viti.

Sipas policisë në pranga kanë rënë Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy autorët e arrestuar për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit në Shkodër. Mëson se Arsen Stojku 29 vjeç lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë policia njofton se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, D.P 29-vjeç, dhe i dyshuar kryesor për vrasjen Ibrahim Lici, 26 vjeç.

Mësohet se Ibrahim Lici i datëlindjes 08.09.1993 është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018">2018 ndhe djali i Mustafë Licit, ku ky i fundit mban edhe një post në Bashkinë e Shkodrës si anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër por dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal.

Vrasja e xhaxhait të Ibrahim Licit, Fatbardh Lici dyshohet se ndëzi gjakrat në Shkodër ku më pas u pasua me disa vrasje të njëpasnjëshme ku e fundit ishte e 30 Marsit ku u vranë dy vëllezrit Bilali. Këta të fundit dyshohet se janë vrarë për shkak të lidhjeve që kishin me grupin e Bajrajve.

Fatbardh Lici është gjithashtu kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.

Në foto e mësipërme do të gjeni edhe fotot e Ibrahim Licit, foto kto të publikuara nga gazetari Artan Hoxha.

Saga e vrasjeve mes grupeve në Shkodër:

Qetësia mes grupeve u përmbys në 13 janarin e vitit të kaluar, pas një atentati me lëndë shpërthyese të telekomanduar ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Sipas policisë, ai ishte një figurë e njohur e krimit në Shkodër. Në këtë atentat, të kryer fare pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 përsona, mes të cilëve edhe vetë Kulla.

Ngjarja u pasua nga atentate të njëpasnjëshme ku, deri tani, kanë mbetur të vrarë 9 përsona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

13 janar 2018">2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

Qershor 2018">2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.

8 gusht 2018">2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

1 shtator 2018">2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.

14 nëntor 2018">2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.

30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali. /albeu.com/




Shtuar më 26/04/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori