Dixhitalizimi, PS: Shqipëria e fundit në rajon
Partia Socialiste e ka konsideruar kryeministrin Berisha si një shitës produktesh që nuk ekzistojnë, teksa flet për suksese që në fakt janë. Duke iu përgjigjur deklaratave të Berishës se Shqipëria është sot një superfuqi dixhitale, anëtarja e grupit të punës për Programin në PS, Milena Harito ka theksuar se Shqipëria në fakt është vendi i fundit në rajon sipas Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, organizmi më serioz në botë që vlerëson arritjet dixhitale.


"Vendi ynë është fatkeqësisht i fundit në rajon, si për zhvillimin e infrastrukturës dhe kapacitetet njerëzore, ashtu edhe për peshën në buxhet të telefonisë celulare." u shpreh Harito.



Sipas saj, keqqeverisjes së Berishës, qeveria e Partisë Socialiste pas 23 qershorit do t’i përgjigjet me zhvillimin e konkurrencës dhe mirëqeverisjen edhe në drejtim të rregullimit të tregut, sipas direktivave europiane për të arritur në nivelet e çmimeve të rajonit.
Shtuar më 18/02/2013, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori