Divjaka, Braçe: Rradhen e ka ish shefi i Policise
Deputeti socialist Erion Braçe reagon lidhur me arrestimet e fundit për ngjarjen e Divjakës. Përmes një statusi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist ndërsa thotë se kjo ngjarje është një inskenim për rrëzimin e avionit me drogë, Braçe shprehet se çështja do të vijojë të hetohet deri në fund “pasi radhën e ka ish-shefi i policisë në kohën e Berishës”.

"Ngjarja e Divjakes po behet shume interesante!! Njeri pas tjetrit po bihen ne pranga!!Por mbi te gjitha; Njeri pas tjetrit po deshmojne se cka ndodhur duke treguar qartesisht inskenimin ne Divjake!!

Tani rradhen e ka ish shefi i Policise ne kohen e Sali Berishes. Te hetohet deri ne fund, deri tek i fundit qe u morr me kete!! Aaaaa edhe nje gje; Ju kam thene qe oren e pare qe ngjarja eshte e importuar ne Divjake, nuk ka lidhje me Divjaken!!E verteta vonon por ne fund mbetet e vertete!!", shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori