Diversiteti i mendimeve, Basha: Nuk jemi Partia Komuniste e Kubës
“Nuk ka garë pa kontestime. Komentet pas procesit janë pjesë e debatit të brendshëm. Sali Berisha, shkollë politike për brezin tim në PD”. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën Mapo, kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Shefi i ri i PD-së, Lulzim Basha flet për herë të parë për median, pas garës që ngjalli mjaft debat. Objektivi i tij është mazhoranca e re Rama-Meta, mes të cilëve ai nuk sheh asnjë dallim.

“Ky rezultat, për mua është një inkurajim shumë i madh. Partia Demokratike bëhet gati të zbarkojë në një terren opozitar, përballë një mazhorance të ardhur në pushtet nëpërmjet një deformimi të votës më 23 qershor”, – thotë Basha. Zgjedhja e tij në krye të PD-së nuk kaloi pa kontestime, por për kryetarin e ri, ato janë tipar i natyrshëm në një strukturë demokratike.

Në lidhje me rivalin e tij në parti, Sokol Olldashin ai shprehet se mes tyre ka patur një bisedë telefonike, ku Olldashi e ka uruar për fitoren. Kryetari i ri i PD-së nuk sheh asnjë rrezik çarjeje në PD, megjithë kritikat që figura të njohura të PD i kanë bërë procesit. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2013, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori