Ditmir Bushati takohet me homologun grek
Pëlqej
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.

Në takim marin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Në këtë takim do të diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Por mbetet të shihet nëse do të ketë bisedime edhe për marrëveshjen Shqipëri-Greqi.

Shtuar më 25/06/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori