Ditën mekanikë e natën hajdutë, si u zbuluan dy vëllezërit nga Berati
Vidhin makina dhe i çmontonin në servisin e tyre; zbulohen dy vëllezërit.

Policia e Lushnjës bën me dije se ka arrestuar Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i dënuar më parë, ndërsa për vëllain e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç, ka nisur procedim penal, pasi është arrestuar dy ditë më parë në Elbasan, po për vjedhje.

Të dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin makina në disa qytete të ndryshme dhe më pas i çmontonin për t’i shitur si pjesë këmbimi në Berat. Nga hetimet e kryera, dyshohet se vëllezërit Azizi, më 17 gusht, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve, të quajtur ‘Azizi’, në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit E.N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin: Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak’).

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal për shtetasin: Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e Policisë Elbasan për veprën penale ‘Vjedhje’.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli i ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur ‘Azizi’ në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi”. /Panorama/
Shtuar më 01/09/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori